Rreth Nesh
Albquest kombinon një metodologji moderne me rrëfime tërheqëse për ta bërë mësimin e gjuhës shqipe argëtues, githpërfshirës dhe të paharrueshëm.

AlbQuest
Albquest përdor një metodologji moderne dhe rrëfime tërheqëse që transformojnë mësimin e gjuhës shqipe në një përvojë argëtuese dhe githpërfshirëse. Ne synojmë të ndërtojmë një lidhje të thellë mes fëmijëve të diasporës dhe trashëgimisë së tyre kulturore, duke bërë që çdo mësim të jetë jo vetëm informativ por edhe i paharrueshëm.
Programi ynë është projektuar për të nxitur kureshtjen dhe për të inkurajuar dashurinë për gjuhën dhe kulturën shqiptare, duke përdorur teknologji të avancuara dhe metoda ndërvepruese që përshtaten me mënyrën se si fëmijët mësojnë sot.
Kleida Peçulaj
Kleida Peçulaj, themeluese e Albquest, ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, duke u specializuar në Gjuhë dhe Letërsi. Pas kësaj, ajo vijoi studimet për master shkencor në Filologji dhe Kritikë Letrare në Moskë.
Kleida prej gjashtë vitesh punon me fëmijët, duke u përkushtuar në fushën e mësimdhënies. Eksperienca e saj praktike dhe akademike i dha idene te krijojë një platformë edukative që lidh fëmijët shqiptarë të diasporës me rrënjët e tyre kulturore dhe gjuhësore.
Si rezultat, ajo themeloi Albquest, platformen e parë dhe te vetme që u dedikohet ekskluzivisht fëmijëve shqiptarë të diasporës.


Përvoja jonë
Me një qasje inovative dhe një përvojë të gjatë në mësimdhenie, AlbQuest ofron një metodologji të strukturuar dhe argëtuese për fëmijët e diasporës. Ekipi ynë përbëhet nga ekspertë të gjuhësisë, edukatorë me përvojë dhe krijues të përmbajtjes interaktive, të cilët punojnë për të bërë mësimin e shqipes një eksperiencë të lehtë dhe tërheqëse.
Përmes viteve të angazhimit tonë, kemi krijuar një mjedis dinamik mësimor, ku fëmijët jo vetëm që mësojnë gjuhën shqipe, por edhe zhvillojnë aftësi komunikimi dhe njohuri kulturore, duke ruajtur lidhjet me identitetin e tyre shqiptar. Bashkohuni me ne dhe përjetoni një mënyrë të re, moderne dhe frymëzuese për të mësuar shqipen!
Bashkëpunime
Në përpjekjet tona për të ofruar materiale mësimore të cilësisë së lartë dhe përmbajtje të pasur kulturore, Albquest ka krijuar një partneritet me Shtëpinë Botuese Pegi, e cila është e njohur për hartimin e Abetares Mbarekombëtare. Kjo bashkëpunim na lejon të integrojmë burime mësimore të provuara dhe të mirëhartuara në programin tonë, duke siguruar kështu një rrugëtim arsimor të plotë dhe gjithëpërfshirës për fëmijët e diasporës shqiptare.
Kombinimi i ekspertizës tonë në metodologji moderne me materialin tradicional dhe të dashur nga Pegi, jep një përvojë të pasur dhe autentike mësimore, që jo vetëm mëson gjuhën shqipe por edhe ruan dhe transmeton vlerat dhe kulturën shqiptare.
